Hakohet Twitteri - Joe Biden, Elon Musk, Bill Gates e Apple ofrojnë dhurata me bitcoin
Auto&Tech
July 16, 2020 - 00:25
Joe Biden, Elon Musk, Jeff Bezos dhe llogaritë e përdoruesve tjerë të profilit të lartë në Twitter duket se kanë rënë pre e një sulmi të organizuar kibernetik duke ofruar marrëveshje të rrejshme me kripto-valutën bitcoin.
Llogaritë e ish-presidentit Barack Obama, bashkëthemeluesit të Microsoftit, Bill Gates, këngëtarit Kanye West dhe llogaritë e komoanive Uber dhe Apple, po ashtu postuan cicërima të ngjashme, në atë që u duk si një thyerje e madhe e sigurisë, shkruan The Washington Post.
Të gjitha postimet udhëzonin përdoruesit të dërgonin kriptovaluta ne të njëjtën adresë te bitcoinit.
Postimet u hoqën më vonë.
Twitteri e pranoi thyerjen, duke thënë se janë duke punuar drejt zbardhjes së rastit.