Një super limuzinë po krijohet në Itali
Auto&Tech
July 14, 2020 - 18:58
Emri i tij është Aznom Palladium, dhe me pak fjalë, është një “luks i pazakontë për të gjitha terrenet”.
Projekti i përbashkët i Aznom Automotive dhe Camal Studio sjell luksin në një makinë plotësisht të re.
Me një gjatësi prej 6 metrash dhe një fund të stilit Rolls Royce, me siguri do të jetë një fenomen në rrugë, por edhe në fushë.
Makina është parashikuar të të ketë një motor V8, dhe fuqia maksimale do të jetë 680 kuaj fuqi.
Duke gjykuar nga projektet e mëparshme, baza e këtij automjeti është marrë nga prodhimi serik, por burimi do të mbetet i panjohur për ca kohë.
Në çdo rast, duhet të jemi të durueshëm deri në shtator, sepse në atë kohë shpallet premiera e kësaj makine.