Një teknologji e re premton të karikojë telefonat për 15 minuta
Aktualisht teknologjia e karikimit më të shpejtë është ajo SuperVOOC 65W dhe mund të karikojë një bateri 4,000 mAh në vetëm 30 minuta. Por nëse kjo nuk ju mjafton, kompania ka konfirmuar një teknologji të re karikimi prej 125W dhe do ta prezantojë më 15 Korrik.
Lajmin e dha përmes rrjetit social Twitter ndërsa nuk presim që kompania të prezantoi një smartfon me 15 Korrik me po këtë teknologji. Mbase mund të na tregojë se kur ka për të qenë realitet smartfoni 125W.
Kompania si-motër Vivo ka prezantuar një teknologji të ngjashme 120W e cila raportohet të karikojë një smartfon në 100% në vetëm 15 minuta. Teknologjia 125W e Oppo pritet të jetë akoma edhe më e shpejtë.
Edhe pse të tilla shpejtësi karikimi mund tu duken ajo çfarë kemi nevojë, në të vërtetë kanë disavantazhe. Xiaomi thotë se bateria degradon më shpejtë dhe siguria e tyre është edhe më e ulët.
Në fakt Oppo testoi baterinë 4,000 mAh të Reno Ace 2 me karikim 65W dhe tha se kapaciteti i saj ra në 91% pas 800 cikleve të karikimit. Edhe pse nuk është diçka për tu shqetësuar, imagjinoni dagradimin që shkakton një karikues 100W. /PCWorld Albanian