Facebook merr vendimin në lidhje me COVID-19
Facebook deklaroi se po shikon mundësinë të vendosë njoftime në lidhje me burimin e postimeve që lidhen me koronavirusin. Kjo do të paralajmërojë përdoruesit kur shpërndajnë histori që janë aty prej më shumë se 90 ditësh.
Qëllimi i kësaj lëvizje është që të shtojë më shumë kontekst në historitë që shpërndahen në rrjetin social dhe në këtë mënyrë kërkohet të bllokohet rrjedhja e keqinformimeve.
Zëvendëspresidenti i Facebook, John Hegeman, tha në një blog se gjigandi teknologjik se do t’i drejtojë njerëzve drejt informacioneve që janë të vërteta.
“Facebook po konsideron një opsion njoftimi që të ofron informacione në lidhje me burimin e linkut. Kjo i drejton njerëzit tek Qendra e Informacionit për Covid-19 ku marrin informacione të vërteta për shëndetin”, tha ai.
Hegeman shtoi se njoftimi do të paralajmërojë përdoruesit se postimi që duan të shpërndajnë është i vjetër dhe mund ta ketë humbur vërtetësinë. /tvklan.al