Sa njerëz përdorin internetin në botë?
Kur interneti u bë publik në vitin 1991, u pranua nga masa me shpejtësi.
Ndërkohë që u zhvillua teknologjia dhe përfitimet e saj u bënë të dukshme, gjithnjë e më shumë njerëz mundoheshin që të përfshijnë botën në jetën e tyre të përditshme.
Sa njerëz përdorin internetin sot?
Përgjigja është e shkurtër: 4.131 miliardë deri në vitin 2019, shkruan “Oberlo”, transmeton “Zeri.info”.
Por, që të kuptohet plotësisht ndikimi I këtij numri, duhet të njihemi me disa statistika mbi përdorimin global të internetit.
4.131 miliardë - kjo është hera e parë në histori që numri global i përdoruesve të internetit ka tejkaluar katër miliardëshin. Poashtu, ky numër shënoi një rritje prej 5.3%, të 3.924 miliardë përdoruesve sa ishin në vitin 2018.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i përdoruesve globalë të internetit është rritur, në mënyrë të vazhdueshme, gjatë dhjetë viteve të fundit dhe madje është dyfishuar, nga 2.035 miliardë të regjistruar në fillim të dekadës, në 2010. Kjo shënon një mesatare prej 8.2% në vit - rritje vjetore gjatë kësaj periudhe nëntë vjeçare.
Përdoruesit globalë të Internetit sipas rajonit
Pavarësisht përdorimit të gjerë të internetit në të gjithë botën, ka dallime, të dukshme, në shkallën e depërtimit të tij nëpër rajone të ndryshme.
Aktualisht, numri i përdoruesve të internetit përfaqëson 53.6% të popullsisë në të gjithë botën. Depërtimi në internet është shumë më i lartë në rajonet e zhvilluara.
Në Evropë 82.5% dhe Amerikë 77.2% e popullsisë, janë përdorues të internetit. Me fjalë të tjera, afërsisht tetë nga çdo dhjetë banorë, në këto dy rajone, përdorin internetin.
Në fakt, në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 80% e të rriturve pranojnë se përdorin internetin çdo ditë.
Shtetet arabe dhe rajonet e Azisë e të Paqësorit kanë shkallë më të ulët të depërtimit se mesatarja. Atje, numri i përdoruesve të internetit përbën rreth 50% të popullsisë.
Nga të gjitha rajonet në botë, shkalla më e ulët e depërtimit të internetit është në Afrikë, me vetëm 28.2 përqind.
Sidoqoftë, edhe pse momentalisht me një përqindje të ulët, shkalla e rritjes së përdorimit të internetit është më e larta në rajon. Depërtimi i Internetit atje u rrit, nga 21.1% në vitin 2010, në 47% aktual, një rritje prej 123 përqind.
Kjo shifër, në vendet e zhvilluara rezulton të jetë dukshëm më e ulët, në 30.2 përqind - nga shkalla e depërtimit prej 66.5% në 2010 në 86.6%./Zëri