Ndryshimi i Instagrami-t ndër vite përmes fotove
Para dhjetë viteve, Kevin Systrom dhe kolegu i tij Mike Krieger lançuan shërbimin të cilin e quajtën Instagram dhe me këtë rast ndryshuan kuptimin e fotografisë dhe përdorimin e saj.
Instagram sot është bërë shërbim shumë i popullarizuar i shpërndarjes së fotografive, përkundër faktit se këtë gjë e mundësojnë edhe shërbimet e tjera të popullarizuar si Twitter apo Facebook.
Por, Instagram që nga fillimi kishte diçka të veçantë, diçka ndryshe. Kevin dhe Mike nuk erdhën rastësisht me idenë rreth Isntagram-it, ata dëshiruan që ti ofrojnë botës një shërbim për fotografi më të “shpejtë, thjeshtë dhe më të bukur”. Këtë gjë edhe arritën ta bënin që nga fillimi.
Kevin para Instagram punoi në Odeo, përndryshe kompani kjo pronari i të cilës më vonë lançoi Twitter-in, pastaj dy vjet në Google ku punoi në Gmail dhe Google Reader. Nga ana tjetër, Mike punoi në Microsoft dhe në Meebo.
Që të dy këta kishin përvojë dhe deshën që të ndërtojnë një shërbim për shpërndarjen e fotografive. Menjëherë pas lançimit, Instagram u tregua si një hit i madh me mbi 25.000 përdorues të cilët u regjistruan në 24 orët e para.
Një vit pas lançimit Instagram kishte 10 milion përdorues dhe më shumë se 150 milion fotografi të ngarkuara, ndërsa këtë shërbim më pas filluan ta përdornin edhe të famshmit si Justin Bieber, Michelle Obama e shumë të tjerë, derisa Apple Instagram-in e shpalli si “aplikacionin e vitit 2011.”
Gjatë vitit të kaluar, Facebook-u vendosi që ta blinte këtë shërbim dhe pas vetëm 48 orë negociatash, zbrazi një miliardë dollarë për shërbimin i cili nuk ishte më i vjetër se dy vjet.
Pas kësaj arriti aplikacioni për Android i cili u shkarkua një milion herë në vetëm 24 orët e para, u shtua mundësia e ngarkimit të videove, u shtua mbështetja për 24 gjuhë të reja dhe tërhoqi shumë politikanë dhe muzikantë të cilët e përdorin Instagram-in për qëllime promovuese.
Sot Instagram ka rreth 4.1 miliardë përdoruesë çdo muaj dhe është rrjeti social më i popullarizuari për të rinjtë, të vjetrit, ndërmarrësit, të famshmit, muzikantët, artistët etj.
Por, si dukej Instagrami gjatë viteve. Fotografitë iu sjellim më poshtë: