Huawei shton sensorin e matjes së temperaturës në smartphone të ri
Auto&Tech
June 06, 2020 - 09:02
Gjiganti kinez i telefonave të mençur Huawei këtë javë njoftoi një telefon të ri me sensorë të integruar që mund të matë temperaturën e një personi.
Honor Play 4 Pro ka një sensor të integruar në grupin e kamerës së pasme të telefonit, dhe mund të matë temperaturën e njerëzve dhe të objekteve njësoj, transmeton Telegrafi.
Teknologjia mund të matë temperaturat që shkojnë deri në 100 gradë celsius.
Në një video të postuar në internet, Huawei demonstroi se si funksionon telefoni tek një person, duke mbajtur sensorin në ballin e tyre për disa sekonda, derisa të jepte një shifër në ekran.
Telefoni që matë temperaturën do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë, dhe do të dalë në treg për një çmim prej 370 euro.