Kur diplomën ta jep një… robot
Një universitet malajzian propozoi përdorimin e robotëve të veshur me fustane për të qenë në gjendje të dërgojnë diplomat për studentët duke shmangur çdo rrezik të kontaminimit nga koronavirusi.
Por, iniciativa nuk u pëlqeu maturantëve që kërkuan një ceremoni të vërtetë.
Në një video të transmetuar nga universiteti ”Sultan Zainal Abidin”, dy robotëve të veshur me fustanet e zinj universitarë me zbukurime prej ari, iu jepet një diplomë nga zyrtarët e universitetit në emër të studentëve, identiteti i të cilëve shfaqet në ekran të secilit humanoid.
Profesori i asociuar Engku Fadzli Hasan Syed Abdullah, i cili kryeson ekipin e robotëve, sqaroi se kjo do t’i lejonte studentët të marrin pjesë në distancë në këto ceremoni diplomimi.
“Ne do të shfaqnim fytyrën e studentit në kokën e robotit përmes një aplikacioni video-konference”, theksoi ai.
Por, studentët e kanë pritur ftohtë këtë vendim.