Samsung do të lansojë së shpejti një Galaxy Fold,nuk kushton mbi 1,000 euro
Të gjithë ata që duan të blejnë një Samsung Galaxy Fold, por çmimi prej 1,822 eurove është shumë i lartë, andaj Samsung ka një alternativë tjetër për ata që e duan një telefon të palosshëm.
SamMobile raporton se Samsung do të lansojë një edicion special të Galaxy Edition gjatë muajit korrik, me një çmim prej 1,000 eurove.
Kjo bazohet në lajmet se një Samsung Galaxy Fold Lite është në rrugë e sipër, që mbase mund të jetë e njëjta pajisje.
Sipas raportit, Fold më i lirë do të duket si origjinali Galaxy Fold, por do t’i ketë komponentët e vitit të kaluar, duke ia lejuar Samsungu ta ofrojë atë me një çmim shumë më të lirë.
Kompromiset mund të përfshijnë një ekran më të vogël, sistem 4G edhe jo 5G, derisa nuk do të ketë hapësirë më të madhe për memorie se sa 256 GB. Megjithatë, në brendi do ta ketë procesorin e ri Snaprdragon 865 nga Qualcomm.
Vetëm se nuk janë të gjitha ashtu siç duken, sepse ky smartfon i palosshëm do të arrijë në vetëm 55 mijë njësi, ndërsa nuk dihet se ku do të shpërndahen.
Sa për pasardhësin e Foldit origjinal, Galaxy Fold 2 do duhej të lansohej gjatë muajit gusht, së bashku me Galaxy Note 20, ndërsa nuk duhet të kushtojë aq shumë, por te jetë shumë më praktik dhe i mirë.