Prodhuesit kinezë fillojnë të bëjnë makina anti-virus për të luftuar COVID-19

Prodhuesit kinezë fillojnë të bëjnë makina anti-virus për të luftuar COVID-19

Auto&Tech May 03, 2020 - 20:37
Disa prodhues kinezë të automjeteve kanë filluar të ofrojnë karakteristika të reja të projektimit që premtojnë se do të ndihmojnë në kufizimin e transmetimit të baktereve dhe viruseve, përfshirë Sars-CoV-2.

Geely ka nisur një iniciativë në vlerë prej 52 milionë e quajtur “Projekti i Shëndetit të makinave”, duke premtuar disa karakteristika të reja që synojnë të mbrojnë pasagjerët nga viruset dhe bakteret, shkruan BBC.

Makinat e prodhuara nën këtë banderolë të re do të vijnë të pajisura me një sistem të posaçëm të filtrimit të ajrit, të quajtur G-Clean, që e pastron ajrin brenda makinës, transmeton Telegrafi.

Image

“Konsumatorët kalojnë një kohë të konsiderueshme në makinat e tyre, si një “shtëpi e dytë”. Vetëm duke bërë produkte më të shëndetshëm, ne mund të përmbushim kërkesën e konsumatorit për cilësi më të mirë të jetës”, tha një zëdhënës i Geely për BBC.

Kompania gjithashtu ka premtuar të nxjerrë materiale të reja të qëndrueshme për mjedisin me veti anti-bakteriale dhe antivirale të cilat mund të përdoren në sipërfaqe të prekura shpesh nga njerëzit, siç janë butonat dhe dorezat