NASA planifikon të ‘zbarkojë’ në Hënë deri në vitin 2024

NASA planifikon të ‘zbarkojë’ në Hënë deri në vitin 2024

Auto&Tech May 02, 2020 - 14:50

Tri kompani amerikane janë në përpjekje për të krijuar sistemin e ardhshëm të “zbarkimit njerëzor”, si pjesë e programit Artemis të NASA-s që do të kthejë amerikanët në sipërfaqen hënore deri në vitin 2024.

Sipas programit Artemis – i quajtur sipas motrës binjake të Apollo në mitologjinë greke – NASA planifikon të kthejë në hënë burrin e ardhshëm dhe gruan e parë.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Programi Artemis do të jetë një partneritet publik-privat midis NASA-s dhe partnerëve komercial për ndërtimin e sistemit të “zbarkimit njerëzor”, i cili do të kushtojë 967 milionë dollarë për të tre kontratat.

“Me këto çmime të kontratave, Amerika po ecën përpara me hapin e fundit të nevojshëm për të zbarkuar astronautët në Hënë deri në vitin 2024, përfshirë momentin e pabesueshëm kur ne do të shohim gruan e parë të vendosur këmbë në sipërfaqen hënore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në një deklaratë të enjten.

Kompanitë e zgjedhura nga NASA do të hartojnë dhe zhvillojnë automjete prototipi që do të paraqiten para zyrtarëve të NASA-s në vitin 2021.

Kompanitë e dhëna kontratat nga NASA janë:

Blue Origin e Kent, Washington

Dynetics e Huntsville, Alabama

SpaceX e Hawthorne, California

Siç bëhet e ditur më tej, kontraktuesit për secilin nga konceptet e sistemit të “zbarkimit njerëzor” kanë deri në fund të shkurtit 2021 për të rafinuar planet e tyre me zyrtarët e NASA-s duke përcaktuar se cili prej kontraktuesve do të kryejë misione për të demonstruar zbarkim dhe lëvizshmëri në sipërfaqen hënore.

Kontraktuesit për secilin nga konceptet e sistemit të uljes njerëzore kanë deri në fund të shkurtit 2021 për të rafinuar planet e tyre me zyrtarët e NASA-s duke përcaktuar se cili prej kontraktuesve do të kryejë misione për të demonstruar ulje hënore dhe lëvizshmëri në sipërfaqen hënore.

Ashtu si premtimi i John F. Kennedy ndihmoi në nisjen e programit Apollo, presidenti Donald Trump ndihmoi në nxitjen e programit Artemis.

Më 11 dhjetor 2017, Trump nënshkroi Direktivën e Politikave Hapësinore 1, duke e bërë eksplorimin hënor një politikë zyrtare.

Programi do të shërbejë gjithashtu si një pikë fillestare për eksplorimet e ardhshme të hapësirës, dhe ndoshta një mision eksplorimi i Marsit deri në vitin 2028.