Ferrari njofton se do t’i rinisë operacionet në fabrikat në Maranello dhe Modena

Ferrari njofton se do t’i rinisë operacionet në fabrikat në Maranello dhe Modena

Auto&Tech April 30, 2020 - 16:51

Prodhuesi i veturave luksoze Ferrari ka njoftuar të enjten se do të riniste operacionet në fabrikat e tyre në Maranello dhe Modena me 4 maj, atëherë ku Italia pritej të zbuste masat e izolimit të imponuara në mars për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, transmeton Gazeta Metro.

Prodhimi në këto dy impiante, të dyja me lokacione në rajonin verior të Italisë, Emilia-Romagna, do të rifillojnë ‘gradualisht’ dhe do t’i kthehen kapacitetit të plotë me 8 maj, ka njoftuar Ferrari.

Ferrari kishte ndërprerë prodhimin një ditë para njoftimit të ndërprerjes së prodhimit nga pronari i tyre Fiat Chrysler Automobiles, me 15 mars.

Shumica e prodhuesve europian kishin njoftuar mbylljen e fabrikave për shkak të pandemisë, në Itali fillimisht ishte njoftuar për mbylljen e tyre e deri me 27 mars.