IPKO me sqarim për klientët e tij
Operatori IPKO është në dijeni që disa nga klientët e tij kanë nënshkruar një peticion, ku i drejtohen IPKO-s për të zgjidhur problemin me “Samsung”-un, pasi atyre nuk u lejohet të regjistrojnë llogaritë e tyre ose të hyjnë në “Samsung Galaxy Store”, në mënyrë që të përfitojnë plotësisht nga mundësitë që u ofron “Samsung”-u klientëve të tij.
“Ju lutemi vini re se kjo çështje po ndodh për shkak të kalimit në kodin e ri të vendit +383.
Edhe pse ne e kemi trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë dhe e kemi dërguar kërkesën te ‘Samsung’-u që nga momenti i kalimit te kodi i ri, kjo çështje nuk është zgjidhur ende. Përfaqësuesit e ‘Samsung’-ut na kanë siguruar që janë duke punuar drejt zgjidhjes së këtij problemi.
Shumë ofrues të mëdhenj të shërbimeve si ‘Apple’, ‘Google’ dhe ‘Facebook’ janë përgjigjur menjëherë dhe pozitivisht ndaj kërkesës së pranimit të kodit të ri të vendit dhe ne e presim të njëjtën edhe nga ‘Samsung’-u. Për këtë arsye ju lutem drejtoni ankesat e juaja drejtpërdrejt te ‘Samsung’-u”.
IPKO është i vetmi operator i telefonisë mobile në Kosovë që ka migruar plotësisht në kodin e ri shtetëror, siç kërkohet me ligj, duke kaluar nëpër një proces shumë të vështirë dhe duke iu drejtuar të gjithë ofruesve të shërbimeve kryesore për të mbështetur kodin e ri të vendit.
Prioriteti i IPKO mbetet përmirësimi i përvojës së klientit; prandaj vazhdimisht investon në zhvillimet më të fundit teknologjike, në mënyrë që të ofrojë shërbime me cilësi të lartë për klientët.
IPKO – rrini të lidhur
Ky është artikull i sponsorizuar.