Ne cilat vende mund të qëndrojë koronavirusi në veturë dhe çfarë duhet të bëni për ta parandaluar atë?

Ne cilat vende mund të qëndrojë koronavirusi në veturë dhe çfarë duhet të bëni për ta parandaluar atë?

Auto&Tech March 26, 2020 - 10:37
Pandemia e tanishme globale e koronavirusit na detyron t'i kushtojmë vëmendje të veçantë sipërfaqeve që prekin në mënyrë që infeksioni të mos përhapet më tej, transmeton Zeri.info.

Përveç masave mbrojtëse tashmë të vendosura, të tilla si veshja e maska dhe dorezat, përdorimi i sanitizuesve të duarve dhe të ngjashme, është gjithashtu e rëndësishme të parandaloni përhapjen e virusit nga prekja e sipërfaqes. Në veturë, para së gjithash është timoni, pastaj leva e ndërruesit te shpejtësive, dritat e komandës, shenjëzuesit dhe fshirëset e xhamit, doreza e dyerve, frena e parkimit, ekrani me prekje multimediale (nëse ka), çelësat e dritareve me rryme.

Image

Ndërsa për pjesën e jashtme, i njëjti parim vlen si për brendësinë ... Pra, çfarëdo që të prekni, siç janë dorezat e dyerve, përfshirë bagazhin, dhe ndoshta shtyllat e dyerve, nëse i prekni, duhet te dezinfektohen./ZERI