Mercedes SL i ri edhe ne versionin me 800 kuaj fuqi
Mercedes SL aktual (R231) u per herë te pare doli ne shitje ne dhjetor 2011, ndërsa një gjeneratë krejt e re pritet në 2021, transmeton Zeri.info.
Modelet e provës kanë qenë në rrugë për ca kohë, dhe prezantime jozyrtare kanë dalë nga ekzemplarët me maskë për të treguar pamjen e mundshme të këtij modeli. Disa informacione të hershme thonë se SL i ri (R232) do të marrë të njëjtën platformë MSA në të cilën do të bazohet Mercedes-AMG GT i ri.
Do të thotë gjithashtu se të dy modelet do të ndajnë përbërës të tjerë, nga amortizatoret deri te sistemet hibride të buta. Sidoqoftë, SL mund të jetë më sportiv dhe më i shpejtë sesa modeli aktual, siç thuhet me një konfigurim ulësesh 2 + 2.
Përmenden gjithashtu drejtimi i rrotave të pasme, përdorimi më i madh i aluminit dhe pezullimi opsional i ajrit. Për dallim nga brezi i tanishëm, SL i ri ka të ngjarë të vijë me një çati klasike të butë të palosshme.
Gama mund të përfshijë, ndër të tjera, një version bazë të SL 43 me një motor me gjashtë cilindra 3.0 litra, si dhe një variant të lartë të SL 73 me një rrymë hibride (4.0 litra benzinë ëBiturbo V8 + motor elektrik me një total prej rreth 800 kuah fuqi./ZERI