Sony tregon detajet e PlayStation 5
Ka mbetur edhe pak kohë, derisa të lansohet PlayStation 5, por derisa kjo të ndodhë, Sony ka treguar disa detaje që do t’i ketë kjo konsolë.
Gjatë një konference që është zhvilluar para një grupi të vogël të pranishmish, ndërsa është transmetuar në internet, janë bërë të ditura specifikat e PS5, që nuk janë edhe aq impresionuese, në krahasim me konsolat tjera, transmeton Telegrafi.
Në përgjithësi, të gjitha pjesët përbërëse janë të kënaqshme, por audio sistemin e ka më të avancuarin deri më tani, meqë Sony duket se është fokusuar më shumë në atë çfarë do të dëgjojë përdoruesi, se sa për paraqitjen vizuale.
Arkitekti kryesor i kësaj konsole, Mark Cerny ka folur në këtë konferencë, duke bërë të ditur se audio sistemi që është integruar në të, ka efekte 3D që i mundëson përdoruesit që ta dëgjojë se ku bie secila pikë e shiut dhe jo vetëm të dëgjohet shiu monoton që bie në ndonjë sfond.
Për të realizuar këtë, Sony e ka përdorur sistemin Head-Relatet Transfer Function, apo HRTF që është një term ekzistues për efektet 3D në audio.
Secili e ka sistemin e ndryshëm HRTF, sepse varet nga forma e kokës dhe e veshëve, që dallon nga një njeri ën tjetrin. Në këtë formë, ju mund të mos dëgjoni diçka, njëjtë sikurse dikush tjetër, andaj Sony e ka pasur edhe këtë parasysh.
Që ta personalizojë sa më shumë këtë formë të dëgjimit, Sony i ka krijuar pesë lloje të HRTF, që të përshtate sa më mirë për njerëz me përmasa të ndryshme.
Me të gjitha këto ndryshime, PlayStacion 5 mund të bëhet një konsolë që do ta ndryshojë sistemin e lojës, duke mos i dhënë rrëndësi vetëm pjesës vizuale, por edhe audios.