WhatsApp del në ndihmë pas përhapjes së koronavirusit në botë
WhatsApp ka filluar një faqe të dedikuar koronavirusit për të shpjeguar se si planifikon të ndihmojë në trajtimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Aplikacioni është platforma më e njohur e mesazheve në botë me mbi dy miliardë përdorues në të gjithë globin. Kuptohet, shumë njerëz po e përdorin atë për të qëndruar të informuar për virusin, si dhe për të komunikuar me të dashurit dhe anëtarët e familjes, raporton “Metro”.
Aplikacioni, i cili është në pronësi të Facebook, ka thënë se do t’u sigurojë udhëheqësve të komunitetit mbështetje, pasi ata e përdorin atë për të lehtësuar diskutimet rreth virusit.
Faqja e koronavirusit të WhatsApp përfshin këshilla specifike për grupe të ndryshme specifike dhe veçon profesionistët e kujdesit shëndetësor, arsimtarët, jofitimprurjet, bizneset lokale dhe qeverinë lokale.
Kompania po përdor faqen për të ndarë një përzgjedhje tregimesh se si komunitetet po përdorin WhatsApp për t’u bashkuar dhe të mbizotërojnë mbi sfidën e koronavirusit.