Tesla Model 3 e 'turpëron' McLaren F1 në një garë shpejtësie

Tesla Model 3 e 'turpëron' McLaren F1 në një garë shpejtësie

Auto&Tech March 11, 2020 - 17:04

Përformanca e Tesla Model 3 ka vënë në hije atë të McLaren F1, duke e mposhtur këtë të fundit në një shpejtësi prej 1.3 sekondash.

Tesla Model 3 e korri këtë sukses falë modifikimit që i kishte bërë në specifika firma ‘UnPlugged Performance’, shkruan CarBuzz.

Krahasuar me modelin standard të Tesla-s, firma modifikuese e makinave e kishte pajisur veturën me një spoiler të përshtatshëm me shpejtësinë, frena masive me gjashtë pistona, një sërë komponente nga fibra e karbonit dhe krahë masiv në spoiler.

Tesla Model 3

Në kushte më të mira të motit, Modeli 3 i modifikuar mund të arrijë shpejtësinë e një ‘lap’-i në 1:02.5 ose 1:01 minuta me goma të modifikuara, që kanë të njëjtën gjerësi sipas akorduesit.

Falë motorit elektrik që posedon, Model 3-shi arrin prej 0 në 100 km në orë për 5,1 sekonda.

Modeli standard i serisë ‘Model’ të Tesla kushton aktualisht 32 mijë euro.