Ora e zgjuar pa ekran që njofton me dridhje dhe drita

Ora e zgjuar pa ekran që njofton me dridhje dhe drita

Auto&Tech March 11, 2020 - 15:57

Të gjitha ata që mbajnë orë dore, e kanë shprehi që të shikojnë orën shumë shpesh, madje edhe pa nevojë.

Derisa shumica, e harrojnë se sa është ora, vetëm pak sekonda pasi ta kenë shikuar.

Për këtë arsye, është krijuar ora e zgjuar që nuk ka ndonjë mekanizëm lëvizës, as numra apo akrepa dhe në të nuk shfaqet asgjë.

Nuk ka as ndonjë lidhje me Bluetooth apo Wifi, sepse nuk ka ekran. Vetëm mjafton të mbahet sipërfaqja e orës Prompt dhe nëpërmjet dridhjeve, mësohet se sa është ora.

Me një dridhje, nënkuptohet se janë 15 minutat e para të orës, me dy dridhje tregohet për të dy 15 minutat e dyta dhe kështu me radhë.

Dritat që e rrethojnë orën, ndizen në atë mënyrë, që të tregojnë se cila orë është, me më shumë saktësi.

Prompt është krijuar për ata që duan ta përjetojnë momentin dhe jo të masin gjithçka me orë apo minuta, derisa as nuk duken të pasjellshëm duke e shikuar gjithnjë orën.

Në këtë formë, përdoruesit e Prompt konsiderohet se janë të dashur dhe gjithnjë me kohë.