Adidas humbet gati 1 miliardë dollar nga koronavirusi, edhe Puma është në rrezik

Adidas humbet gati 1 miliardë dollar nga koronavirusi, edhe Puma është në rrezik

Auto&Tech March 11, 2020 - 15:33

Markat e veshjeve sportive si Adidas dhe Puma kanë lajmëruar për anulimin e mijëra porosive në Kinë nga koronavirusi.

Virusi ka goditur më rëndë se sa duket, sidomos bizneset e mëdha, raporton “cnbc”, transmeton lajmi.net.

Puma tha se nuk pritet më që biznesi të kthehet siç ishin më parë, duke parë shenjat jo inkurajuese që vijnë nga Kina, mund të themi që është një krizë e madhe në bizneset e mëdha.

Adidas dhe Puma marrin gati një të tretën e shitjeve në Azi, që ka qenë një rritje madhore ndër vite. Gjithashtu edhe Kina ishte një ndër pikat kryesore ku shitjet kishin ngritje shumë të mëdha.

Pasi Kina po rikuperohet, distributorët e Adidas paralajmëruan një ulje të madhe të biznesit të tyre me një zbritje 85% .

Markat e mëdha si Puma dhe Adidas në Singapor, Malajzi, Japoni dhe Korenë e jugut, ku turistët Kinezë udhëtonin më shumë për të bërë blerje, kanë treguar një dështim të madh në shitje.

Në shkurt, Adidasi ka anuluar të gjitha porositë e  bëra shkaku i koronavirusit.