Konzola speciale Nintendo PlayStation shitet për 300.000 euro

Konzola speciale Nintendo PlayStation shitet për 300.000 euro

Auto&Tech March 10, 2020 - 12:27

Një prototip i rrallë, i fundit,  i konzolës Nintendo PlayStation është shitur në ankand për 300.000 dollarë.

Pronari i mëhershëm e kishte blerë për 75 dollarë, në vitin 2009.

Konzola Nintendo PlayStation është rezultat i bashkëpunimit të shkurtër mes Sony dhe Nintendo në vitin 1992, njofton Klan Kosova.

Dizajni është i ngjashëm me Super Nintendon. Ka edhe CD-ROM, i cili i dedikohet inicimit të përmbajtjeve nga disqet.

Oferta më e madhe në ankand u dha nga Greg MekLemor, që synon ta ndërtojë një muze të videolojërave, i cili do të përmbajë më shumë se 800 sllot aparate dhe panumër lojëra më të voga dhe revista.