Si të arrini sukses në “Linkedin”
“Linkedin” është një rrjet social që mbledh profesionistët më të mirë nga e gjithë bota. Nëse jeni në kërkim të një pune, është e rëndësishme të keni një profil të mirë në “Linkedin”, sepse është aset i shtuar për çdo aplikim për punë që do të bëni. Shmangeni profilin që gjeneron automatikisht “Linkedin” bazuar në eksperiencat tuaja të punës.
Në vend të saj, shkruani diçka ndryshe që ju përshtatet me karakterin tuaj dhe që mendoni se do t’iu prezantojë më mirë me punëdhënësit.
Në seksionin ‘Përmbledhje’ shkruani një histori, mos listoni eksperienca me pika. Historia e jetës suaj profesionale është shumë e rëndësishme për çdo punëdhënës potencial, ndaj sa më të mirë ta shkruani historinë, aq më shumë shanse do të keni.
Kini parasysh se në profilet tek rrjetet sociale, gjithmonë ka më shumë rëndësi forma sesa përmbajtja. Mund të keni një përmbajtje jo dhe aq të fortë, por nëse e mbështillni bukur, do të mundeni të pasuroni shanset tuaja për të gjetur punë. Kështu, formuloni bukur dhe me kujdes. Tek seksioni i rekomandimeve mos u tregoni të pangopur!
Në këtë rast, pak e saktë, është më mirë. Zgjidhni dy apo tre rekomandime nga njerëz apo organizata që me të vërtetë bien në sy dhe ju rrisin juve vlerat. Si përfundim, për të qëndisur një aplikim të mirë, jini të vëmendshëm të përdorni imazhe të sakta dhe që ju përfaqësojnë denjësisht juve. Imazhet dhe fotot duhet të jenë të bukura dhe koherente./scan/