Hakerët po “përdorin” koronavirusin

Hakerët po “përdorin” koronavirusin

Auto&Tech March 06, 2020 - 23:50

Kriminelët kibernetikë janë duke përdorur frikën e njerëzve ndaj koronavirusit për të fituar disa para më shumë.

Sipas raportimeve, hakerat po përpiqen që të mashtrojnë njerëzit me linqe të dyshimta me qëllim që të futen në kompjuterët e tyre dhe të vjedhin informacion personal.

Kërkuesit që merren me sigurinë në rrjet kanë identifikuar një numër fushatash ku hakerët shtiren sikur janë organizata shëndeti për të futur në kurth viktima të mundshme.

Tashmë përdoruesit janë udhëzuar nga ekspertët që të mos klikojnë në asnjë link që mund të duket si i dyshimtë. Në vend të kësaj, ata sugjerojnë që të klikoni vetëm faqe zyrtare.

Hakerët deri më tani janë hequr si zyrtarë nga grupe të shëndetësisë si Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e shëndetësisë.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 100,000 njerëz nga e gjithë bota ndërsa rastet shtohen dita ditës.