Firma e sigurisë kibernetike akuzon SHBA se ka tentuar të hakojë Kinën

Firma e sigurisë kibernetike akuzon SHBA se ka tentuar të hakojë Kinën

Auto&Tech March 05, 2020 - 13:26

Firma Kineze e sigurisë Qihoo 360 tha se hakerët e CIA prej mëse një dekade kanë tentuar të hakojnë industrinë ajrore Kineze.

Në një postim në blog të publikuar ditën e Hënë , Qihoo tha se ka zbuluar fushata përgjimi dhe mjete të përdorura nga CIA dhe të publikuara nga WikiLeaks në 2017.

Qihoo tha se industritë e sulmuara janë ajrore, energjisë, kërkimeve shkencore, kompanive të internetit dhe agjencive qeveritare.

Sipas kompanisë një prej arsyeve pse është vënë në shënjestër industria ajrore është gjurmimi i itinerareve të fluturimit të figurave të rëndësishme të vendit.

Qihoo publikoi një katalog softuerësh të përdorur së bashku me një analizë të krijimit të tyre. SHBA dhe Kina, dy superfuqitë botërore, rrallë herë komentojnë raporte të tilla kur akuzon për spiunazh kibernetik.

Por prova të shumta janë publikuara si nga kontraktori i NSA Eduard Snouden, se dy vendet kanë ndërmarrë fushata hakimi kundër njëri tjetrit.