Apple pajtohet t’i paguajë 500 milionë dollarë shkaku i ngadalësimit të telefonave

Apple pajtohet t’i paguajë 500 milionë dollarë shkaku i ngadalësimit të telefonave

Auto&Tech March 03, 2020 - 11:38
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, është pajtuar t’i paguajë 500 milionë dollar në një rast gjyqësor për shkak të ngadalësimit të qëllimshëm te modeleve të vjetra të iPhone-ave në mënyrë që përdoruesit t’i blejnë modelet e reja.

Sipas dokumenteve të gjykatës, gatishmëria e kompanisë për ta paguar këtë gjobë pritet të vendoset përfundimisht nga një gjykatës në fillim të prillit.

Rasti ka të bëjë me softuerët e fshehtë të telefonave, të cilët kanë ndikuar në ngadalësimin e funksionimit të telefonave. Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo është bërë me qëllim që të shmanget fikja e papritur e telefonave.

Dyshimet për ngadalësim të telefonave ishin vërtetuar në dhjetor të vitit 2017, kur kompania kishte pranuar se softueri iOS ka qenë i kurdisur që ta ngadalësojë performancën e telefonave në mënyrë që ata të mos fiken shpejt.

Kompania është akuzuar për ngadalësimin sekret të telefonave për t’i detyruar përdoruesit që të blejnë modele të reja më shpejt sesa është e nevojshme, shkruan “Daily Mail".