Vjen gjenerata e katërt e Audi A3, “dridhet” Mercedes A-Class
ë martën është mbajtur premiera botërore e gjeneratës së katërt të modelit Audi A3. Kjo veturë pritet të jetë konkurrente e fortë e rivaleve BMË Seria 1 dhe Mercedes-Benz A-Class.
Gjenerata e katërt vjen me dizajn krejtësisht të ri, ka peshë më të vogël se gjenerata paraprake, por më shumë hapësirë për pasagjerët.
Së pari, prodhuesi gjerman e prezantoi modelin Sportback, ndërsa më vonë do të prezantohet edhe modeli Sedan, transmeton Gazeta Express.
Ndryshime të mëdha nga gjenerata e mëparshme ka pësuar edhe pjesa e brendshme e veturës, e cila tash ngjan më shumë me interierin e modelit të ri të Audi A6.
Modeli me motor prej 1.5 litrave me benzinë është i pajisur edhe me sistemin hibrid. Të gjitha versionet janë vetura që tërheqin vetëm me rrotat e përparme, por më vonë do të dalë në shitje edhe modeli Quattro me tërheqje me katër rrotat.
Në mesin e motorëve ofrohen motori 1.5 litërsh me benzinë dhe 150 kuaj fuqi, motori 1.0 litërsh me benzinë me 110 kuaj fuqi, modeli me motor 2.0 litërsh me naftë me 116 ose 150 kuaj fuqi.