Mos flisni kurrë në telefon kur ndodheni në ashensor, arsyeja e frikshme
Pavarësisht kësaj nuk janë të pakta rastet kur e bëjmë këtë gjë, por duhet të dini që lidhja e dobët telefonike nuk është arsyeja e vetme pse nuk duhet të përdorni telefonin ndërkohë që ndodheni në ashensor apo në vende të tjera ku valët janë të dobëta.
Kur telefoni celular nuk është në gjendje të marrë një sinjal të mirë nga stacioni bazë ose është jashtë rrezes, ai lëshon sinjalin e tij, që domethënë lëshon më shumë rrezatim, në mënyrë që të mund të flisni.
Kjo është më e zakonshme në strukturat e betonit ose çelikut, por edhe në ashensorët, bodrumet dhe garazhet nëntokësore.
Telefonat celularë rrezatojnë dy deri në tre herë më shumë në vendet ku ka një sinjal të dobët, prandaj rekomandohet të shmangni përdorimin e tij në ashensorë, bodrume dhe në vendet e tjera.