Google Translate shton edhe pesë gjuhë të reja

Google Translate shton edhe pesë gjuhë të reja

Auto&Tech February 27, 2020 - 11:23

Pas vendosjes së pesë gjuhëve të reja, Google Translate bëhet me 108 gjuhë.

Google Translate i ndihmon përdoruesit duke përkthyer në mënyrë perfekte në gjuhë të ndryshme. Kompania ka dhënë lajmin për një përditësim të ri për aplikacionin që ta bëjë më të përdorshëm për njerëzit, raporton “GadgetsNow”, transmeto lajmi.net.

Google ka lajmëruar që do të shtojë edhe pesë gjuhë tjera në aplikacionin Google Translate. Kjo është risia më e mirë që kompania ka bërë që një kohë të gjatë.

Këto janë gjuhët që do të shtohen në aplikacionin Google Translate: Niturisht, Odia (Oriya), Tatar, Turkmen dhe Ujghur.

Kompania ka thënë që këto gjuhë fliten tek 75 milion njerëz. Pas kësaj risie tani Google Translate ka 108 gjuhë nga e gjithë bota.

Në një post zyrtarë kompania ka thënë: “motoja e ekipit ton është që të lejojmë çdo njeri nga çdo ven që ta kuptojnë botën, dhe ta përshkruaj veten nga gjuha e tyre”.

Së fundmi këtë muaj, aplikacioni Google Translate ka aplikuar mundësinë e errët në aplikacion. Versioni 6.5 i aplikacionit në Google Translate  dhe aplikimi i i mënyrës së errët mund të përdoret në dy sistemet Androit dhe iOS.