Njihuni me 'Mercedesin karavan më të çmendur ndonjëherë'
Auto&Tech
February 26, 2020 - 17:02
Do të dëshironit një veturë me 565 kuaj fuqi, me një motor V-12, të aftë për të lëvizur deri në 300 kilometra në orë?
Dhe këtë e ka “përjetuar”, ose së paku e kishte mundësinë ta përjetonte që në vitin 1996 një njeri i pasur, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për një porosi nga Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ndryshe nga të tjerët, për të krijuar një veturë S73 T AMG, Mercedes e klasit S.
Inxhinierët e Mercedes dhe AMG gjithashtu duhej të punonin shumë për ta kthyer versionin sedan të S-Class në një format karavan.