Microsoft investon 1.1 miliardë dollarë në Meksikë
Udhëheqësia e kompanisë theksoi se paratë do të shfrytëzohen për vendosjen e qendrës rajonale të të dhënave, si pjesë e programit të cilin Microsoft e quan “Inovative për Meksikën”.
Microsoft bëri të ditur se gjatë pesë viteve të ardhshme do të investojë 1.1 miliardë dollarë në zhvillimin e programit të trajnimit dhe rritjen e qasjes te shërbimet “Cloud Computing”.
Udhëheqësia e kompanisë theksoi se paratë do të shfrytëzohen për vendosjen e qendrës rajonale të të dhënave, si pjesë e programit të cilin Microsoft e quan “Inovative për Meksikën”.
Ata shtuan se një pjesë e parave do të përdoren për ndihmë të specieve të rrezikuara.
Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, tha se investimi tregon besimin e investitorëve në Meksikë pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada