Koronavirusi, shitjet e veturave në Kinë bien për 92 për qind
Shitjet e makinave ranë me 92% midis 1 dhe 16 shkurtit, ndërkohë që tregu më i madh në botë i automjeteve është paralizuar nga epidemia e koronavirusit të ri, njoftoi sot Federata kineze e Prodhuesve Individualë të Makinave (CPCA).
“Gjatë kësaj periudhe janë shitur rreth 4 900 vetura, krahasuar me rreth 60 000 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha CPCA.
Nisur nga vlerësimet e saj, rënia e numrit të makinave të dorëzuara mund të jetë me 70 % për tërë muajin shkurt dhe me 40% për janar-shkurtin.
Kjo është një rënie, që pasqyron kufizimin e ekonomisë, për shkak të masave drastike të marra për mbajtjen nën kontroll të epidemisë, si zgjatja e pushimeve të Vitit të Ri Hënor, mbyllja e detyruar e dyqaneve dhe kontrollet në shumë qytete.
Federata paralajmëron se rënia do të jetë e përkohshme, por kohëzgjatja e rikuperimit do të varet nga masat e miratuara nga autoritetet në rajone të ndryshme për të frenuar përhapjen e virusit.