Volkswagen planifikon një makinë që mbushet me rrymë për të gjitha terrenet
Makina e re SUV që po e planifikon Volkswagen, do të jetë më e fokusuar për terrene të vështira se sa ID.4
Ishte planifikuar të lansohen në New York Auto Show që fillon brenda dy muajsh, por ID.4 është shtyrë për në qershor kur do të zhvillohet edicioni i ri dhe i ndryshuar i Detroit Auto Show.
Por, ky nuk është i vetmi SUV që mbushet me rrymë, që Volkswagen do ta sjellë gjatë kësaj kohe.
Derisa Volkswagen ID.4 është një crossover që do të rivalizojë me Tesla Model X, Autocar raporton se ky VW i ri do të jetë një makinë që mbushet me rrymë, për të gjitha terrenet që të rivalizojë me BMW iX3 dhe Mercedes EQB.
Se si do të quhet, ende nuk është bërë e ditur, mirëpo thuhet se është duke u punuar në kodin e njohur si Ruggdzz.
Burime pranë Volkswagen, kanë bërë të ditur se kjo makinë është pjesë e linjës ID, ndërsa po ndërtohet me kualitetet që t’i mbijetojë kohës dhe të jetë klasike, sa edhe Beetle dikur.
Dukja e këtij SUV, do të dallojë shumë nga ID.4, pasi do jetë katrore, me grill të gjerë dhe drita të rrumbullakëta, sipërfaqe të rrafshëta në pjesën e përparme dhe në kulm, derisa anësore pritet të jenë më të lëshuara.
Kur të del në shitje, Volkswagen Ruggdzz, do të ofrohet me pesë ulëse, si dhe me opsionin që ka shtatë ulëse.