Hyundai Prophecy që mbushet me rrymë është gati të rivalizojë me Porsche 91
Më formën që ka, mund të jetë një rivale e fuqishme e makinës sportive gjermane
Kohëve të fundit, Hyundai ka befasuar me disa dizajne shumë mbresëlënëse, prej versionit të i20 deri te Sonata e re, që duket shumë më ndryshe.
Tani, ky prodhues korean, ka befasuar me një modelin Prophecy, që është një makinë e cila mbushet me rrymë.
Vetëm një fotografi e kësaj makine është shpërndarë, ndërsa në tërësi pritet ta shohim në Geneva Motor Show që fillon gjatë muajit që vjen.
Pjesa e pasme e kësaj makine, e ka një dritë të gjatë vertikale, që zë tërë hapësirën e pasme, si dhe dy drita të gjata që bien teposhtë.
Forma rrumbullake që ka Hyundai Prophecy, e bëjnë që të jetë gati të rivalizojë me Porsche 911, pasi duke se është një makinë shumë e fuqishme dhe e mirë.