Bentley me një surprizë speciale në Geneva Motor Show
Auto&Tech
February 14, 2020 - 15:53
Modeli Bacalar, është i bazuar në EXP 100 GT Concept
Kur kanë mbetur vetëm dy javë deri në fillimin e Geneva Motor Show, Bentley ka treguar një model misterioz që do ta shfaq në këtë aktivitet, transmeton Telegrafi.
Tani është bërë e ditur, se kjo makinë është frymëzuar në EXP 100 GT Concept, që e kemi parë më herët, ndërsa do të quhet Bacalar.
Vetura luksoze e ndërtuar me bazë në Bentley Mulliner, ka strukturë shumë më ndryshe se modeli origjinal.
Në këtë model është përdorur dizajn që thuhet të jetë i bukur dhe dramatik në të njëjtën kohë, duke e bërë shumë më të veçantë.
Krahas disa të reja tjera, kjo makinë do të jetë surpriza speciale nga Bentley, ndërsa pritet të ketë edhe shumë befasi tjera të mira.