Shfrytëzuesit e Apple watch i dërgojnë të dhënat e ushtrimeve në Strava
Me përditësimin e ri HelthKit, shfrytëzuesit e Apple Watch tani mund t’i dërgojnë direkt të dhënat e ushtrimeve në Strava, pa nevojën e ndihmës nga ndonjë parti e tretë.
Në një shënim të shpërndarë nga ueb-faqja e mirënjohur për përpunimin e të dhënave të ushtrimeve, ka bërë të ditur se me këtë sistem mund të barten të dhënat, si nga ora e zgjuar ashtu edhe nga iPhone.
Deri më tani, përdoruesit e Strava, duhet ta bënin këtë duke e shkarkuar nga një parti e tretë, por tani mund ta bëjne me lehtësi në këtë formë.
Hapeni Strva dhe menjëherë klikoni te Settings, pastaj vazhdoni me Health. Konfirmojeni, duke klikuar në Connect.
Pasi të keni klikuar në Send to Health, atëherë të dhënat tuaja janë lidhur nga Stava për në Apple Watch dhe iPhone, duke bërë që këto pajisje të mos bllokohen me të dhëna shtesë.
Hyni në ueb-faqen Strava dhe kontrolloni në Settings, në mënyrë që të siguroheni t’i mblidhni të gjitha të dhënat rreth ushtrimeve.