WhatsApp regjistron dy miliardë përdorues

WhatsApp regjistron dy miliardë përdorues

Auto&Tech February 13, 2020 - 12:06

Platforma komunikuese WhatsApp ka konfirmuar se numri i njerëzve që e përdorin atë ka shkuar në dy miliardë.

Shifra në fjalë përfaqëson përafërsisht çerekun e popullsisë totale të botës.

Sipas ‘The Sun’, WhatsApp rangohet pas aplikacionit si-motër Facebook, me këtë të fundit i cili ka 2,4 miliardë përdorues.

“Me plot entuziazëm iu njoftojmë se, që nga sot, WhatsApp ka regjistruar më shumë se dy miliardë përdorues anembanë botës”, thuhej në një postim në blogun e platformës komunikuese.

Ndryshe nga WhatsApp, Facebook markoi shifrën e përdoruesve në dy miliardë para gati tri vitesh, përkatësisht në qershor të vitit 2017.

Gjiganti i rrjeteve sociale po ashtu pati komente në lidhje bisedat e enkriptuara në postimin e tyre në blog.

“Ne nuk do lejojmë asnjë lëshim në siguri, pasi që kjo do bënte njerëzit të ndihen më pak të sigurt”, thuhej tutje.

Facebook së fundmi është kritikuar për përdorimin e enkriptimit “end-to-end” në WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Enkriptimi “end-to-end” do të thotë që mesazhi i dërguar do jetë në gjendje të lexohet vetëm nga marrësi dhe dërguesi.