Finlandë, Nokia dyfishon të ardhurat për T4 2019
Auto&Tech
February 07, 2020 - 10:45
Prodhuesi finlandez i pajisjeve të telekomunikacionit Nokia ka deklaruar se ka dyfishuar të ardhurat për kompaninë gjatë tremujorit të katërt 2019.
Fitimi neto i kompanisë për tremujorin rezultoi 563 milionë euro (619 milionë dollarë), krahasuar me fitimin neto prej 203 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kompania Nokia ka thënë se do të vazhdojë të investojë në rrjetin 5G në mes të konkurrencës së ashpër nga rivalë të tillë si kineze Huawei dhe suedezi Ericsson.
Kompania finlandeze tha se kishte 66 oferta komerciale 5G dhe 19 rrjete live. Në tremujorin e kaluar, i cili përfundoi në shtator, kompania regjistroi 48 kontrata dhe 15 rrjete live./atsh/