Në 2030 shumica e automjeteve në tregun botëror do të jenë elektrike
Shitjet e automjeteve elektrike po rriten më shpejt nga sa pritej.
Pritet të arrijnë 1/3 e tregut botëror të automjeteve deri në vitin 2025 dhe do të arrijnë në 51% deri në 2030, kur ato do të tejkalojnë automjetet me motorë me djegie të brendshme.
Një përshpejtim i rritjes së shitjeve të këtyre automjeteve ka ardhur edhe për shkak të mbështetjes së stimujve shtetërorë ndaj rregulloreve gjithnjë e më të rrepta për emetimet që i shtyjnë prodhuesit të përqëndrohen në energji elektrike, por edhe në uljen e ndjeshme të kostove të baterisë dhe rritjen e kënaqësisë së konsumatorit.
Ndërsa në vitin 2030 pjesa e tregut të naftës pritet të bjerë nga 14% në 2019 në 4% dhe ai i benzinës nga 78% në 2019 do të ulet në 44%. Mesa duket, e ardhmja e automobilave do të jetë ajo elektrike.