VW ju prezanton modelin e ri të Caddy-t

VW ju prezanton modelin e ri të Caddy-t

Auto&Tech January 30, 2020 - 16:09

Viti 2020 fillon me risi për gjigandin e automjeteve Volkswagen.

VW këtë vit iu sjell versionin e ri të modelit Caddy-t.

Dalja e tij në treg ishte planifikuar për në fund të shkurtit.

Stili i këtij modeli do të jetë pak më rafinuar sesa më parë, duke dalë me dy versione në një familjar dhe Pick-up.

Image

Ky automjet komercial do të jetë paksa ndryshe nga paraardhësit e tij, me dimensione pak më të mëdha, veçanërisht kur bëhet fjalë për enterierin dhe çatinë panoramike.

Caddy i ri do të ketë një përparësi të veçantë me dritat LED, kështu që do të ketë një pamje pak më dinamike ndërsa dritat e pasme janë më të gjata dhe më të holla sesa në modelet e mëparshme.

Përfitimet teknike të këtij modeli janë të panjohura në këtë kohë, dhe VW pritet të nxjerrë si versionet e benzinës ashtu edhe ato me naftë.