Apple të ardhura prej 91.8 miliardë dollarë, në tremujorin e fundit të 2019

Apple të ardhura prej 91.8 miliardë dollarë, në tremujorin e fundit të 2019

Auto&Tech January 30, 2020 - 15:56

Sot, Apple publikoi raportin e tyre të ardhurave tremujore për tre muajt që përfundojnë në dhjetor të vitit 2019, që është tremujori i parë i vitit financiar të Apple 2020.

Raporti tregon se kompania arriti një të ardhur tremujore prej 91.8 miliardë dollarë, që është një rritje prej 9% krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, dhe është gjithashtu një rekord i gjithanshëm për kompaninë.

Rezultatet e mira u nxitën kryesisht nga shitjet e pajisjeve, pasi CEO i Apple Tim Cook deklaroi:

“Ne jemi të entuziazmuar për të raportuar të ardhurat më të larta tremujore të Apple ndonjëherë, të nxitur nga kërkesa e fortë për modelet tona iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro. Gjatë tremujorit të festave, baza aktive e pajisjeve u rrit në secilin prej segmenteve tona gjeografike dhe tani ka arritur në mbi 1.5 miliardë. Ne e shohim këtë si një testament të fuqishëm për kënaqësinë, angazhimin dhe besnikërinë e klientëve tanë – dhe një shtytës të shkëlqyeshëm të rritjes sonë.”

Më në fund, Apple dha një parashikim për rezultatet në tremujorin e dytë të vitit 2020, i cili do të përfundojë në Mars.

Kompania pret të ardhura midis 63 dhe 67 miliardë dollarë, me një diferencë bruto prej 38% deri në 39%. Shpenzimet operative pritet të jenë midis 9,6 dhe 9,7 miliardë dollarë.