Audi S3 Sportback shfaqet i ri dizajnuar
Dihej se modeli A3 do t’i nënshtrohej ri dizjanimit, ndërsa pak kohë më vonë, u mësua se këtij procesi do t’i hyjë edhe S3 Sportback.
Pak kohë më vonë, është parë kjo veturë, derisa po testohej në rrugë të hapur, me disa shtresa kamuflazhi.
Tani kjo veturë është shfaqur nga afër i ridizajnuar, teksa shumë pjesë i kishte të kamufluara, vetëm se shihet që është gati për prodhim në një të ardhme të afërt.
Grilli është zgjeruar në pjesën e sipërme, ndërsa është ngushtuar në pjesën e poshtme, ku zënë vend hapësirat më të mëdha për hyrjen e ajrit. Derisa, dritat janë zgjatur, duke përfshirë edhe pjesën anësore.
Në pjesën e pasme, gjithçka duket se është njëjtë, vetëm se vërehet që sistemi për nxjerrjen e gazrave është shumë më i madh, duke i mundësuar përformancë më të lartë.
Brenda kabinës, në Audi S3 Sportback, pritet të jetë sistemi i ri i infoteitmant, si dhe ekranet digjitale, njëjtë sikur në A3 të ri, që ka dalë të jenë shumë të mira.