Risi e madhe, ja çfarë mund të bëni tani me WhatsApp

Risi e madhe, ja çfarë mund të bëni tani me WhatsApp

Auto&Tech January 30, 2020 - 15:19

WhatsApp Payments, quhet aplikacioni i ri i kompanisë së Mark Zuckerbergut.

Ky aplikacion do të shërbejë për dërgimin e parave nëpërmjet chat-it të Whatsapp-it, ku sipas kompanisë do të jetë më lehtë dhe i shpejtë sesa dërgimi i një fotografie.

Aplikacioni u testua në një milion përdorues indianë në vitin 2018 dhe do të nisë në disa vende në gjashtë muajt e ardhshëm.

Zuckenberg tha se “rreth 2,9 miliardë njerëz përdorin Facebook, Instagram, WhatsApp ose Messenger çdo muaj dhe se 2,3 miliardë persona përdorin të paktën një nga këto shërbime çdo ditë. Krahas këtyre numrave ka mbi 140 milionë biznese të vogla që përdorin shërbimet tona për t’u rritur”.