Porsche 550 Spyder shumë më ndryshe se të tjerat

Porsche 550 Spyder shumë më ndryshe se të tjerat

Auto&Tech January 29, 2020 - 14:46

Përfundimet e kësaj makine klasike, janë bërë me një përkushtim shumë të madh

Të gjitha modifikime që iu bëhen makinave, janë të kushtueshme dhe e ndryshojnë makinën në mënyra të ndryshme.

John Sarkisyan dhe vëllezërit e tij, kanë punuar në këtë Porsche 550 Spyder, duke bërë që të merr një pamje krejtësisht tjetër.

Kabina e makinës, e ka vetëm një ulëse, që është përforcuar që të përshtatet sa më mirë afër timonit. Brendia, ka pësuar gjithashtu ndryshime, ku motori dhe shumë pjesë tjera, janë të lyera me ari.

Në këtë formë, kjo Porsche është bërë shumë më ndryshe se të tjerat, sepse e ka vetëm bazën e makinës klasike.

Dukja e ndryshuar, nuk ia ka humbur funksionalitetin, duke bërë që Porsche 550 Spyder të jetë ende në gjendje që të vozitet në mënyrë sa më të mirë.