Trump vendos “rekord të ri presidencial” në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump vendosi një rekord presidencial për aktivitetin në platformën e tij të preferuar në mediat sociale të mërkurën, duke bërë postime dhe ripostime në Twitter – të cilat kryesisht kishin të bënin me procesin e fajësimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri në 4:25 pasdite (sipas kohës lokale) në Uashington, DC, Trump kishte thyer rekordin e tij të mëparshëm të 123 postimeve në Twitter në një ditë, të cilin ai e vendosi pak më shumë se një muaj më parë, sipas Factba.se, një shërbim që përpilon dhe analizon të dhënat për presidencën e Trump.
Rekordi i mëparshëm i Trumpit për tweet-in në një ditë të vetme gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë u vendos në 12 dhjetor 2019, ditën kur Komisioni Gjyqësor i Shtëpisë hapi seancën e tij maratonë për të aprovuar dy nene të fajësimit kundër presidentit.
Trump vendosi rekordin e tij të gjithanshëm për postime në Twitter në një ditë para se të bëhej president, me 161 postime në janar të vitit 2015, sipas Factba.se.
Presidenti Trump, i cili filloi ditën e tij në Davos, Zvicër, ku po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, filloi të mërkurën në mëngjes duke publikuar 41 postime në Twitter në mes 12 dhe 1 të mëngjesit në Uashington, DC (6 deri në 7 të mëngjesit në Davos).
Shumica dërrmuese e postimeve të tij për më shumë se 71 milionë ndjekës të tij thuhet se ishin ripostime të mesazheve, video dhe imazhe nga ligjvënësit republikanë dhe mbështetës të tjerë që i ngacmonin demokratët gjatë gjyqit për fajësim të presidentit Trump