Instagram largon butonin IGTV, konsideron se nuk po përdoret aq shumë
Para dy vitesh Instagram e lansoi platformën për shpërndarjen e videove IGTV, ndërsa tani që nuk është bërë as një muaj i këtij viti, ka vendosur ta largojë butonin nga hapësira ku ndodhet për momentin.
Sipas TechCrunch, butoni i këtij aplikacioni do të largohet nga pjesa e sipërme në të djathtë, sepse po konsiderohet se nuk po përdoret aq shumë, duke e bërë të panevojshme qëndrimin aty.
Kjo nuk do të thotë, se IGTV do të largohet në tërësi, pasi butoni i kësaj platforme mund të gjendet sërish dhe të përdoret për shpërndarjen dhe shikimin e videove, njëjtë sikur më herët.
Që kur është lansuar më 2018, IGTV është shkarkuar më se një milion herë në Shtetet e Bashkuara, derisa në të njëjtën kohë dhe zonë, TikTok u shkarkua 80 herë më shumë.
Me lansimin e IGTV, Instagram donte të rivalizonte me YouTube, si një platformë ku shfrytëzuesit mund ta përdorin që t’i përcjellin artistët e tyre të preferuar.
Konsiderohej se do të përhapet në tërësi, sepse në të mund të ngarkoheshin video me kohëzgjatje deri në një orë, megjithëse ishin të ndaluara në vetëm një minutë.
Të gjitha këto, IGTV nuk i ka arritur me kohë dhe tani duket se largimi i butonit, mund të ofrojë hapësirë për vendosjen e një tjetri të një opsioni më të kërkuar.