Samsung-u bën ndryshim në udhëheqjen e saj

Samsung-u bën ndryshim në udhëheqjen e saj

Auto&Tech January 20, 2020 - 17:06

Samsungu ka njoftuar një ndryshim në udhëheqjen e saj, ndërsa pregatitet për lansimin e Galaxy S20.

Kompania zbuloi se Roh Tae-moon është shefi i ri i telefonave.

52-vjeçari thuhet se është i përpiktë për tiparet e telefonit.

Roh u bashkua me Samsung në 1997 dhe ka qenë kryesor në kërkimin dhe zhvillimin e formacioneve të pajisjeve Galaxy.

Ai gjithashtu ka qenë i dobishëm në uljen e kostove, sipas Reuters.

Samsung pritet të zbulojë brezin e dytë të palosshëm së bashku me seritë e reja të Galaxy S20 në një ngjarje të 11 shkurtit në San Francisko./Indeksonline

Image