Volkswagen ka bërë të ditur se kur do të prezantohen Golf R dhe GTI
Të dy versionet e këtij modeli kanë ngjashmëri të mëdha, teksa do të prezantohen brenda një kohe të shkurtër
Vitin e kaluar, është lansuar pas një pritje shumë të gjatë Volkswagen Golf i ri, ndërsa tani është koha për arritjen e dy versioneve të reja.
Derisa Volkswagen ka bërë të ditur, se GTI do të prezantohet gjatë pranverës, Autocar njofton se kjo do të ndodhë pikërisht gjatë muajit mars, në Geneva Motor Show. Pas kësaj, në Goodwood Festival of Speed që fillon në qershor, do të jetë aktiviteti ku prezantohet Golf R.
Sikur modelet e mëparshme edhe ky GTI do të jetë sportiv, ndërsa i është përditësuar sistemi i nxjerrjes së gazrave që këtë herë i ka dy gypa, rrotat i ka më të mëdha, si dhe pjesën e përparme shumë më agresive.
Megjithëse pritej që GTI i ri të jetë hibrid, mësohet se do ta ketë motorin e njëjtë me 2.0 litra por të përditësuar, që të mund të arrijë nga 242 deri në 287 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, pritet ta arrijë brenda gjashtë sekondave, ndërsa 250 kilometra në orë është shpejtësia maksimale.
Brenda Volkswagen Golf R, pritet të jetë një motor më i fuqishëm, që prodhon nga 350 deri në 400 kuaj fuqi.