“Tinder” dhe “Grindr” akuzohen për shitje të të dhënave personale
Auto&Tech
January 15, 2020 - 15:48
Aplikacionet e njohura të takimeve, si “Tinder” dhe “Grindr”, shesin të dhënat personale të palëve të treta, përfshirë orientimin seksual të përdoruesve, në rastin e “Grindr”, në kundërshtim me rregulloren, njoftoi sot një organizatë norvegjeze.
Sipas Këshillit norvegjez të Konsumatorëve, “Grindr”, i cili pretendon të jetë rrjeti më i madh i takimeve në botë, ndan të dhënat GPS, adresën IP, moshën dhe gjininë e përdoruesve me një mori aktorësh, me qëllim reklamimin e synuar.
Në një raport të Këshillit, të titulluar “Jashtë kontrollit”, u shqyrtua mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale nga dhjetë aplikacione dhe u arrit në përfundimin se industria e reklamave shkel sistematikisht ligjin.