Trump: “Apple” të zhbllokojë iphonet e kriminelëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kundërvihet kompanisë Apple, ku sipas tij duhet të zhbllokojë iPhonet’ e personave të përfshirë në hetime kriminale.
“Ne vazhdimisht ndihmojmë “Apple” në tregti dhe shumë çështje të tjera, megjithatë ata refuzojnë të zhbllokojnë telefona të përdorur nga vrasësit, tregtarët e drogës dhe kriminelët e tjerë të dhunshëm”, shkruan presidenti amerikan, në Twitter.
“Ata do të duhet të shkojnë një hap më tej dhe të ndihmojnë vendin tonë të madh. Tani!”, urdhëroi presidenti Trump.
Rasti i fundit që e vë “Apple”-n në qendër të vëmendjes së Qeverisë amerikane është sulmi terrorist më 6 dhjetor të vitit të kaluar në bazën ushtarake në Pensacola, Florida.
“Apple”, siç është bërë tashmë në rastet e mëparshme, sqaroi ditët e fundit se po ndihmon FBI-në duke siguruar qasje në llogarinë e vrasësit të “Apple”-t, por përsëriti se nuk ka asnjë mënyrë sekondare për të hyrë në iPhone.
Një zgjedhje, kjo, që kompania e udhëhequr nga Tim Cook ka mbrojtur vazhdimisht ndër vite, duke e motivuar atë me nevojën për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit nga sulmet e mundshme të hakerëve.