“Nissan” mohon ndarjen e mundshme nga “Renault”
Auto&Tech
January 14, 2020 - 17:11
Gjigandi japonez automobilistik “Nissan Motor” mohoi një ndarje të mundshme nga aleanca e tij me prodhuesin francez të makinave “Renault”.
Deklarata e refuzimit ishte në përgjigje ndaj një skrimi të të përditshmes “Financial Times” ku shkruhej se drejtuesit e Nissan kanë përshpejtuar planifikimin për një ndarjeje të mundshme, pas skandalit financiar që përfshiu ish-kryetarin, Carlos Ghosn.
“Nissan nuk po mendon shpërbërjen e aleancës në asnjë mënyrë”, deklaroi prodhuesi japonez i makinave.
Në muajin nëntor, një bord operativ i ngritur nga të dyja kompanitë si dhe “Mitsubishi Motors” ranë dakord të përmirësonin ndjeshëm dhe të përshpejtonin efikasitetin operacional të aleancës.